Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion.
Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos.
Bakaj e nokautoi Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte 'luftën'.
Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin "Ibo Continental".
Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt.
Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=vB8SzOclxhs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.