Boksieri Bernardin Jakaj ka bërë krenarë shqiptarë të shumtë që jetojnë në Austri në ditën e Pavarësisë.
Kjo pasi boksieri nga Gjakova të shtunën në Vjenë ka fituar ndaj serbit Stefan Paunoviç, njofton Klan Kosova.
''Ishte një ndeshje emocionuese. Isha përgatitur fizikisht por edhe psikologjikshit ta fitoja këtë ndeshje. E doja me çdo kusht, që festën e Pavarësisë ta bëjmë edhe më madhështore. Jam i lumtur që fitorja ime i gëzoi edhe më shumë të gjithë shqiptarët, e në veçanti shqiptarët në Austri të cilët ishin të shumtë edhe në sallë”, ka thënë Bernardini.
Ndonëse gjatë tërë ndeshjes dominoi, megjithatë nuk është ndarë edhe shumë i kënaqur me fitoren.
“Dëshira ime ishte ta naukutoja”, ka deklaruar ai për albinfo.ch, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.