Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit 'Balkan', të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Ajo në finale është përballur me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60 kilogramë, njofton Klan Kosova.
Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.
Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.