Bursistja Olimpike dhe kandidatja kryesore për të arritur normën Olimpike për L.O. Tokio 2020, boksierja Donjeta Sadiku së bashku me selektorin Besim Brahimi nga Bullgaria kanë udhëtuar në kampin ndërkombëtar në Trabzon të Turqisë.
Ata kanë vazhduar përgatitjet speciale para garës kualifikuese Evropiane për L.O.Tokio 2020 që do të organizohen në Londër nga 13-24 mars.
“Në këtë kamp ndërkombëtar po marrin pjesë kombëtaret e Holandës, Azerbajxhanit, Turqisë, Bullgarisë dhe Kosovës.
Koto përgatitje mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas rregullores së KOK-ut për bursistët olimpikë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.