Fituesja e medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar “Ballkan”, Donjeta Sadiku është pritur nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.
Kallaba ka përgëzuar përfaqësimin e denjë që boksierja Sadiku i ka bërë Kosovës dhe ka bërë të mundur që të ngritet flamuri dhe të intonohet himni shtetëror në mesin e 21 shteteve pjesëmarrëse, shkruan në komunikatën e dërguar nga gjyqtari Latif Demolli.
Ai ka përgëzuar stafin e ekipit të Kosovës për punën e bërë dhe arritjet në këtë garë dhe ka uruar që sukseset të arrihen edhe në garat e tjera evropiane dhe kampionatin botëror, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.