Gjashtë herë kampioni olimpik i medaljes së art, Usain Bolt ka pësuar një lëndim që e frikëson atë për mospjesëmarrjen e mundshme në Rio.
29 vjeçari ka pësuar një shtangie muskuli pas raundit të parë në garën 100 metërshe dhe më pas u tërhoq pas fitores në gjysmëfinale.
Ai pritet që të mbrojë titujt në disiplinat 100 dhe 200 metra, nëse stafi i mjekësve të Xhamajkës i lejon hyrjen në gara.
Bolt i është nënshtruar menjëherë tretmanit mjekësor dhe është duke synuar që të kthehet edhe në përvjetorin e 22 të Lojërave të Londrës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.