Nëse keni kaluar ndonjëherë katër muaj të mbyllur në qeli dhe mendoni se mbani trofeun për durim, prisni të dëgjoni për Laertin.
Një artist që nuk u izolua thjesht në një shtëpi, por në një shtëpi me kamera, mikrofonë, sfida, thashetheme, shpërthime emocionale dhe ku edhe muret kanë sy dhe vesh.
Laerti, që ndryshe nga të tjerët, ka vendosur që katër muaj nga jeta e tij ta ndajë "live" me një komb të tërë. Një përzierje mes artistit, filozofit dhe njeriut që s’ta përton – ai arriti të jetë një nga 4 finalistet e këtij edicioni të BBVA. Qëndroi aty ku shumë do të kishin plasur pas javës së parë, dhe doli me ca debate të paharrueshme në CV dhe me një dozë të re te famës.
Sot, Laerti është jashtë, i lirë, por jo pa mikrofon. Pas 4 muajsh i rrethuar vetëm nga disa mure nga realiteti, ku kohën e mat me nominime dhe jo me kalendarë – mund të imagjinoni se sa i vështirë mund të jetë të rikthehesh në normalitet. Por sa vështir e kishte Laerti që pas daljes të përballet me botën reale?
https://www.youtube.com/watch?v=w7FbB9qfC2w
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.