Nisi papritur e shpejt zbardhi gjithçka.
Reshjet e borës që ranë të martën në Kosovë në një kohë të pazakontë të vitit, vunë në pikëpyetje mbarësinë e kulturave bujqësore.
Për ekspertët, terrenet e rrafshëta janë me risk më të lartë të rrezikut se ato të pjerrëtat.
Pa risk nga temperaturat që shkuan deri në -3 gradë, nuk është as plantacioni prej 30 hektarësh i Mehdi Bresillës në Llugaxhi të Lipjanit.
Ai që ka 15 mijë trupa molle, i sheh të pafavorshme edhe politikat e sigurimit në këto raste. E për këtë ndryshim të kohës, sipas meteorologëve kanë ndikuar rrymat ajrore.
Mendim Rugova shton se borë në prill pati rënë më 2020, 2001 e më shumë më 1976. Temperaturat e ulëta do mbajnë deri të enjten për të filluar ngritja përgjatë fundjavës.
https://www.youtube.com/watch?v=cy__aSUggy0
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.