Bordi i Autoritetit të Konkurrencës ka mbajtur raportimin vjetor në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti këtë të martë.
Në mbledhjen e këtij komisioni morën pjesë tre nga pesë anëtarët e AKK-së që e ka marrë mandatin së fundmi, meqë sipas kryesueses së këtij bordi Naime Bunjaku-Isufi ardhja e tyre sot nuk ishte e mundur.
Para deputetëve të pozitës dhe opozitës, ajo ka përmendur se si përbërje kanë mandat 5 vjeçar dhe do të punojnë për të mbrojtur konkurrencën e lirë në treg dhe se do të reagojnë sa herë që cenohet konkurrenca.
E Sakip Imeri, drejtor i sekretariatit të AKK-së, ka njoftuar ligjvënësit për punët që janë kryer nga ky autoritet si kontrollet që janë bërë në fushën e çimentos, gastronomisë, grurit, vajit e miellit.
Sipas tij edhe ankesat në AKK gjatë vitit 2021 ishin më pak sesa më 2020.
Kjo mbledhje ishte paraparë që të mbahet javën e kaluar, por për mungesë kourumi ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të disa anëtarëve deputetë.
https://www.youtube.com/watch?v=zLzbe2KJ0ys
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.