Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka arritur në Kosovë.
Në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ai është pritur nga homologu i tij nga Kosova Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Gjatë qëndrimit në vend tonë, ai do të zhvillojë takim edhe me kryekuvendarin Kadri Veseli.
Për nder të vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne në të cilën Johnson, i adresohet deputetëve.
Ministri britanik merr pjesë edhe në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.