Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ndjen “keqardhje të thellë” për paralajmërimin e Donald Trump që të ndalojë fondet e Amerikës drejt Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Borrel ka thënë se “nuk ka arsye që e justifikon këtë lëvizje në këtë moment kur përpjekjet e tyre janë të nevojshme më tepër për të ndihmuar në luftimin dhe lehtësimin e pandemisë së Koronavirusit”.
“Vetëm duke bashkuar forcat mund ta mposhtim këtë krizë e cila s’njeh kufi”, ka thënë Borrell, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.