Shërbimi Spitalor, Klinkik dhe Universitar i Kosovës ka afro 6 milionë euro borxh ndaj punëtorëve, të cilët e kanë paditur për mos-ekzekutimin e pagave jubilare.
Kështu tregojnë nga Sindikata e QKUK-së, ku veç këtu janë mbi 1700 lëndë të tilla, për të cilat vendimi i Gjykatës është marrë në favor të mantelbardhëve, derisa ekzekutimi tyre aktualisht është dikur rreth 28-30%.
Por, sindikalistët deklarohen të pa kënaqur me procedurat dhe zvarritjet që po bëhen.
Ata thonë se paratë po i marrin përmes përmbaruesit, ngase SHSKUK nuk e po e përfill vendimin e shkallës së dytë, derisa shpjegojnë se ky buxhet mund të jetë edhe i ilaçeve, varësisht se cilat mjete të ShSKUK-së i has përmbaruesi në xhirollogari.
Kryeziu shton se për të mos ardhur deri këtu, menaxhmentit të kaluar i kanë ofruar një marrëveshje, por pa sukses.
E nga ShSKUK nuk kanë kthyer përgjigje tash e disa ditë lidhur me këtë çështje e as sa mjete buxhetore i kanë shpenzuar në 2022 për pagat jubilare e po ashtu për linjat buxhetore që janë prekur për to.
As Ministria e Financave nuk është deklaruar për mundësinë e planifikimit të ndonjë linje të veçantë për këto raste në mënyrë që të mos rrezikohen shërbimet, ilaçet apo investimet tjera shëndetësore.
https://www.youtube.com/watch?v=C_CHvul-TCU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.