Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.
Siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.
https://klankosova.tv/ekskluzive-shemsi-bahtiri-nga-prishtina-ne-pranga-permes-skyecc-i-dyshuar-per-trafikim-droge-dhe-shpelarje-parash12/
Bazuar në të njëjtat burime, Bahtiri dyshohet për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për “Shpëlarje të parave”.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.
E “Paparaci” tash po raporton se Bahtiri ka qenë bosi kryesor i këtij grupi.
Gjithnjë sipas “Paparacit”, Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Ky medium raporton se prej vitesh, Bahtiri ishte pjesë e pandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.
Po ashtu, media në fjalë raporton se bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie, në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.
Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u mobilizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.

Përpos me anëtarë “të thjeshtë” të kësaj partie, Bahtiri, thotë “Paparaci”, ka raporte të mira edhe me ‘kokat’ e Lëvizjes.
Në fotografitë e publikuara nga vetë Bahtiri shpërfaqet miqësia e afërt me Kurtin.
Në tetor të vitit 2024, Bahtiri kishte postuar një video ku shihet në shoqërinë e Albin Kurtit.

Sipas “Paparacit”, rrjetet sociale të Bahtirit janë të mbushura me anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar kështu afërsinë e tij me këtë parti.

Sipas burimeve të “Paparacit”, Bahtiri dyshohet të jetë bosi i këtij grupi mirë të organizuar kriminal.
Ndërkaq media në fjalë raporton se djali i Bahtirit, Brilianti, është në kërkim nga autoritetet, me dyshimet se i njëjti ishte pjesë e këtij grupi.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.