Lajmet e fundit
Shumë adhurues të Volswagen Golf 2 në Bosnje që një kohë të gjatë kanë ëndërruar se kësaj veture duhet ngritur një monument. E siç më në fund kjo ëndërr e tyre do të bëhet realitet.

Ai theksoi se periudha që nga viti 1992 deri në 1995, e cila është shumë e rëndësishme për Bosnjën , nuk u shënua me ndonjë skulptur por Golf 2 "ndihmoi" njerëzit, sepse, transportoi gjësende të ndryshme, njerëzit, e të plagosurit dhe përsëri u përmbajt.
"Kjo është një skulpturë konvencionale që e ka shënuar këtë periudhë. Golf 2 është një zgjidhje e që është ehde një vlerë universale, sepse ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Kjo veturë jeton përmes rrëfimeve të njerëzve nga kjo zonë, për shkak se sa herë që dikush e përmend këtë makinë, dikush do ta rrëfejë një anekdotë të periudhës 1992-1995 ", ka thënë artisti, transmeton Klan Kosova.
Pas prezantimit të projektit ideor, do të shkohet me hapin tjetër të realizimit të projektit, për të cilin Premec theksoi se do të bashkëpunojë me fotografinë e famshëm të këtij vendi, Milomir Kovaçeviq , fotografitë e të cilit nga periudha e luftës bën xhiro nëpër botë.
"Fotografitë e tij do të na kujtojnë se çfarë ishte Golf 2", ka shtuar Premec.