Gjithçka nisi me sulme raketash, e aktualisht raportohet për qindra të vrarë. Kështu liderë të shumtë vendorë e botërorë kanë reaguar për luftimet ndërmjet Izraelit e Hamasit.
Kryeministri Albin Kurti pohoi se i dënon sulmet terroriste kundër Izraelit dhe se mendimet e Kosovës janë me izraelitët. Derisa e para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se është e tmerruar nga këto zhvillime.
E homologu i saj në ShBA, Joe Biden, është shprehur i gatshëm t'i ofrojë të gjitha mjetet e nevojshme të mbështetjes për qeverinë dhe popullin e shtetit që kryeqytet ka Jerusalemin. Kurse i pari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se qëndron kundër luftës, njofton Klan Kosova.
Ndalim të menjëhershëm të dhunës kërkon edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Derisa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se sulmi është terrorizëm i formës më të neveritshme dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Reagime pati edhe nga dy shtete që aktualisht janë në konflikt, Ukraina e Rusia. Zëvendësministri i Jashtëm rus dhe i dërguari për Lindjen e Mesme, Mikhail Bogdanov, pohoi se është në kontakt me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë e bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Kurse Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës tha në një deklaratë se i dënon fuqishëm sulmet terroriste të vazhdueshme kundër Izraelit.
https://www.youtube.com/watch?v=LvpBC_qeTPE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.