Botërori i atletikës që po mbahet në Kinë ka vazhduar edhe sot garat.
Në kategorinë 100 metra me pengesa, për femra, xhamajkania Danielle Williams rrëmbeu medaljen e artë duke lënë prapa gjermanen Cindy Roleder dhe bjelloruesen Alina Talay.
Gara tjetër, 110 metra me pengesa për meshkuj, të artë nxori rusin Sergey Shubenkov, të argjentë xhamajkanin Hansie Parrchment ndërsa të brozntë amerikanin Aries Merritt.
Finalja e 200 metrave në konkurrencën e femrave u dominua nga holandezja - e bronztë në 100 metra - Dafne Schippers, e dyta u rendit xhamjakania Elaine Thompson ndërsa e bronztë mbretëresha e e 100 metrave, Veronica Campbell-Brown.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.