Bradley Cooper dhe Huma Abedin janë në një lidhje dashurie, thotë një burim për "People".
Aktori dhe regjisori i "A Star Is Born", Bradley Cooper dhe Huma Abedin, janë nw lidhje dashurie tash e "disa muaj" dhe u prezantuan nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, sipas Page Six, e cila ishte e para që raportoi lajmet e çifti i ri.
Cooper ka një vajzë 5-vjeçare me modelen ruse Irina Shayk. Ai dhe modelja, u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh së bashku. Dhe Abedin, ndihmësja e Hillary Clinton, ka një djal 10 vjeç me ish-bashkëshortin e saj, ish-kongresmenin Anthony Weiner.
Vitin e kaluar, Abedin foli në librin e saj "Both/And: A Life in Many Worlds" në lidhje me skandalet seksuale të Weiner dhe se si polemikat ndikuan në fushatën presidenciale të Klintonit në vitin 2016. Ajo tha në një intervistë në tetor me CBS Sunday Morning se ajo ka mësuar të vërtetën e pabesive dhe keq bërjeve të Weiner.
Kur u pyet nëse ajo është e zemëruar me të, Abedin u përgjigj: "Unë nuk mund të jetoj më në atë hapësirë. E provova. Për pak sa nuk më vrau".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.