Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, ka dhënë detaje për aeroplanët që ka porositur Ankaraja zyrtare në Britaninë e Madhe.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se janë porositur 44 avionë “Eurofighter” nga shteti turk, transmeton Klankosova.tv.
“Në Turqi kjo është një lajm bombë, sepse Erdogan pas 13 viteve ka arritur të blejë avionë nga fabrika më e madhe në Evropë. Kryeministri britanik në Ankara ka firmosur marrëveshjen që 20 aeroplanë ‘Eurofighter’, me vlerë prej 10.7 miliardë dollarësh, të blihen nga Turqia”.
“Më vonë doli edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili tha se kanë porositur edhe 24 avionë të tjerë, pas nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë Brahaj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Z1Ly7hhyI9Q
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.