Brazili është bërë vendi me numrin e tretë më të lartë të rasteve me koronavirus të konfirmuara në botë, pasi regjistroi më shumë se 250,000 raste.
Vetëm SHBA dhe Rusia kanë më shumë infeksione se Brazili, njofton Klan Kosova.
Ekspertët thonë se testimi i pamjaftueshëm do të thotë që shifra e vërtetë në Brazil mund të jetë 15 herë më e lartë.
Presidenti i ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, ka hedhur poshtë rreziqet dhe e ka krahasuar Covid-19 me "një grip të vogël".
Mënyra e tij e trajtimit të përhapjes së sëmundjes- që ka përfshirë thirrje për heqjen e masave të vendosura nga guvernatorët e shtetit - ka çuar në kritika dhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Nelson Teich javën e kaluar.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.