Në Brazil, 615 vdekje u raportuan të mërkurën - numri më i lartë i vdekjeve për një ditë të vetme kudo në hemisferën jugore.
Kjo shifër sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në vend në më shumë se 8,500.
Ministri i Shëndetësisë, Nelson Teich tha që qeveria tani mund të rekomandojë vendosjen e masave të bllokimit në disa nga qytetet më të prekura, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Jair Bolsonaro deri më tani ka hedhur poshtë ashpërsinë e pandemisë, duke i inkurajuar njerëzit të vazhdojnë punën.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.