Amerika Latine është bërë vatër e re e koronavirusit.
Kjo ngase Meksika, e Brazili regjistruan rekord të vdekjeve brenda 24 orëve nga COVID-19, njofton Klan Kosova.
Në të parën u raportuan 816 viktima, derisa në të dytën 1437, duke bërë që për nga numri i viktimave, Brazili të ia kaloi edhe Italisë me mbi 34 mijë vdekje.
Pavarësisht kësaj, presidenti i këtij shteti, Jair Bolsonaro, nuk ka alarmuar për këtë gjendje pandemike .
Madje, ai ka bërë presion që të rihapet sa më shpejt ekonomia e vendit, duke iu thënë qytetarëve se vdekja është fati i të gjithëve.
Kronikë nga Iliri Pireva.
https://www.youtube.com/watch?v=PSgVtvrSTDs&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.