Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk arriti të marrë asnjë medalje në Botërorin e Budapestit.
Pa medalje nga kjo garë u largua edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, që po ashtu nuk ishte në elementin e saj.
Të dyja këto bashkë u mposhtën nga braziliania Erika Miranda, që shihet si shpresa e xhudos së vendit që më shumë se për të njihet për futbollin.
Për më keq, nga sfida me Miranda, kampionia olimpike Klemendi, doli e një lëndim, të cilin e konfirmoi edhe trajneri i saj, Driton Kuka.
Majlinda ka pasur histori të mëhershme me brazilianen, që e pati mposhtur në Rio De Janeiro, më 2013, për të dalë më e mira atëbotë.
Ndërsa në Olimpiadën Rio 2016, Miranda i qe shmangur, për faktin e vetëm se nuk kishte arritur të kalonte në fazat finale të garës.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.