Brazilianja Clelia Rodrigues ka një formë më të veçantë të grimit.
Ajo më ndryshe se personat tjerë nuk përdorë duart për të grimuar, por gojën. Ajo brushat dhe penelet i mban me gojë dhe më pas fillon të lyejë fytyrën e klientes që ka përballë.
27-vjeçarja ka lindur me sëmundjen arthrogryposis multiplex congenita (CMA), e cila shkakton ngurtësi të madhe në nyje të duarve.
Clelia tha se forma e grimit të saj pati një efekti pozitiv tek klientët e saj.
“Mendova se ishte bukur që ato të largoheshin të lumtur, sepse ishin më të bukura dhe e shihja se sa e rëndësishme ishte kjo për vetëvlerësimin e tyre”, thotë Clelia.
Clelia filloi të praktikonte e grimin tek miqtë e saj dhe kur teknika e saj ishte perfekte, ajo u bë profesioniste në moshën 24-vjeçare, shkruan News24, transmeton KlanKosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=qUz5o3cuxL8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.