Rep artisti, Drake ka festuar ditëlindjen e tij të 36-të dhe nuk mungoi as një organizim feste, në këtë datë të rëndësishme për të.
Drake kishte organizuar festën e ditëlindjes së tij në një klub nate në Miami, i cili quhet “Sexy Fish”, por që lokali e ndërroi emrin e tij për 24 orë në “Sexy Gyal”, posaçërisht për rep artistin.
Madje, ylli i hitit “God’s plan”, kishte përgatitur dhurata për të ftuarit që përfshinin çanta e markës Channel, orë Rolex si dhe shpërblime parash me nga 10 mijë dollarë, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Të ftuarit e tij ishin yjet më të popullarizuar si: DJ Khaled, 21 Savage, Lil Baby, Emily Salch e Genevieve Shawcross.
Eventi kishte zgjatur deri në orët e mëngjesit.

●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.