Skuadra Atletico Madrid, me trajner Diego Simeone, pësoi humbje me rezultat 1-2 në shtëpi nga Real Madrid, në fazën e gjashtë të Ligës Spanjolle.
Por në Milano, Giovanni Simeone shënoi një goditje të shkëlqyer me kokë për t'i dhënë Napolit një fitore 2-1 kundër AC Milan dhe për të rimarrë vendin e parë në Serie A.
Simeone shënoi në minutën e 78-të pas krosimit të Mario Ruit, shkruan news.middleeast-24.com, transmeton klankosova.tv.
Diego Simeone është babai i Giovanni Simeone. Edhe pse në të njëjtën familje, brenda një dite babai pësoi humbje, ndërsa i biri i tij korri fitore.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.