Aktori Brian Cox ka zbuluar se pse e ka refuzuar një rol në Game Of Thrones.
Në memoarin e tij, Putting The Rabbit In The Hat, Coxi ka zbuluar se cilin rol dhe pse e kishte refuzuar në Game of Thrones.
“Unë shpesh pyetem nëse m’u është ofruar një rol në Game of Thrones – dhe përgjigja është po, unë isha paraparë të isha një mbret i quajtur Robert Baratheon”, ka shkruar Cox.
Aktori ka shpjeguar që ai e refuzoi rolin sepse nuk ishte pagesa e mirë, dhe që personazhin do ta vrisnin shumë herët.
“Ekzisotn gjithmonë një tendencë nga produksionet amerikane që t’i trajtojnë aktorët britanikë ndryshe nga ata amerikanë”, ka thënë Cox.
“Me fjalë të tjera, që t’i marrin më lirë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.