Tre të pestat e veturave të reja duhet të jenë elektrike deri në vitin 2030 në mënyrë që të arrijnë objektivat e gazit serrë, kanë paralajmëruar ministrat britanikë.
Shtëpitë gjithashtu duhet të ndërtohen në një standard më të lartë, kane deklaruar nga Komiteti për Ndryshimet Klimatike.
Qeveria ka bërë të ditur që Britania është duke ulë emetimet e gazit më shpejtë krahasuar me shtetet tjera anëtare të G 7-ës.
Paralajmërimet vijnë pas publikimit të planit 25 vjeçar, nga kryeministrja Theresa May, për mbrojtje të ambientit.
Ky plan është vlerësuar si përmirësim i lartë nga Komiteti për Ndryshime Klimatike, megjithatë ka pasur kritika sa i përket politikave për karbonin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.