Një tetëvjeçar nuk mund të jetojë as edhe një moment, nëse në shtëpinë e tij, në zonën Andover të Londrës, ndalet energjia elektrike.
Britania u kërkoi shtetaseve të vetë të kursejnë, por kjo nuk është opsion për kujdestarët e Isak, i cili vuan nga një çrregullim i rrallë i zhvillimit të trurit.
"Pajisjet na duhen. Nuk është një zgjedhje. Është jetë për Isakun. Pa energji elektrike, pa e përdorur këtë, Isaku vdes", deklaroi kujdestarja e tij Maxine Rochester.
Çmimet e energjisë në Britani shënuan ngritje rekorde prej 54 për qind ndërsa pritet të hipin edhe më. Po ashtu, inflacioni u shastis, duke arritur shkallën prej 9.4 për qind në qershor. Kjo ka bërë që në familjen Rochester të vështirësohet jeta, pasi faturat iu bënë më të shtrenjta për 120 funta në muaj.
"Unë kam qen, por nuk do t'i heq qafe qentë e mi sepse dua t’i mbajë. Edhe faturat duhet t’i paguaj. Thjesht duhet t'i gjej disi paratë. Nuk po kërkoj shumë, vetëm pak ndihmë me rrymën për ta mbajtur gjallë të voglin tim", vazhdoi tutje Rochester.
Britania pritet ta ketë një kryeministër të ri më 5 shtator dhe atij i kërkohet të gjejë zgjidhje për këtë problem. E derisa kjo të ndodh, qytetarët duhen bërë kompromise.
"Të duhet të shesësh mobileje, të shesësh artikuj bazë, vetëm për të qenë në gjendje të vazhdosh të përballosh mbajtjen e dritave ndezur, gjë që është krejtësisht e papranueshme në ditët e sotme në një vend si Britania e Madhe", deklaroi Tessa Khan, drejtore e Uplift, që mbështet një fushatë kundër energjive të karburanteve fosile.
Kriza e energjisë në Britani dhe pjesën më të madhe të Evropës plasi pas luftës në Ukrainë.
https://www.youtube.com/watch?v=t7Vv79Hux94
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.