Qeveria e Britanisë së Madhe pritet që të afrohet ose edhe ta kalojë cakun për 100 mijë testime në ditë për koronavirus.
Kështu ka thënë Sekretari i Komuniteteve, Robert Jenrick. Ka qenë Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock i cili ka thënë paraprakisht që synojnë që atë ta bëjnë deri në fund të prillit.
Dje gjithandej vendit janë kryer mbi 81 mijë testime, por që nga Qeveria kanë thënë se ka kapacitet për më tepër.
“S’i kam ende të dhënat, por që ato do të publikohen më vonë sot... por që duket se do ta arrijmë qëllimin ose të jemi fare afër”.
Kryeministri Boris Johnson ka thënë se vendi i tij e ka kaluar pikun e rasteve të regjistruara me Covid-19.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.