Lajmet e fundit

Kur një person ka Covid-19, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa, të cilët sulmojnë virusin. Me kalimin e kohës ato ndërtohen dhe mund të gjenden në plazmë - pjesën e lëngshme të gjakut.
NHS tani po shikon tek pacientët të cilët janë rikuperuar nga Covid-19 për të parë nëse plazma e tyre mund t'u jepet njerëzve që aktualisht janë të sëmurë nga virusi.
"Ne parashikojmë që kjo do të përdoret fillimisht në testime klinike si një terapi e mundshme për Covid-19. Nëse aprovohet plotësisht, përmes testimeve do të analizohet nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojnë shpejtësinë e shërimit dhe shanset e mbijetesës të një pacienti me Covid-19".
Institucioni shëndetësor britanik thekson se të gjitha provat klinike duhet të ndjekin një proces rigoroz të aprovimit për të mbrojtur pacientët dhe për të siguruar gjenerimin e rezultateve të fuqishme.