Këngëtarja me famë botërore Britney Spears, gjatë nje interviste për një emision televiziv ka shpalosur detajet se si ka ardhur deri te bashkëpunimi i saj me Iggy Azalea për këngën
Preety Girls.
Ajo ka thënë se ka qenë fanse e flaktë e këngëtares australiane dhe kur e ka pranuar këngën për ta dëgjuar, është ndier mrekullueshëm dhe e nderuar për faktin se do të punojë me të.
Britney po ashtu deklaroi se suksesin e arritur ia dedikon perëndisë, duke potencuar që në fillim e vë Zotin para se gjithash, më pas familjen dhe në fund karierrën.
“Mundohem t’i balancoj të tria këto dhe suksesi nuk mungon”, ka thënë Britney.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.