Britney Spears sërish ka zgjedhur të pushojë nga rrjetet sociale.
Llogaria e saj në Instagram është e çaktivizuar që nga e mërkura, gjë që fansat e vunë re shpejt kur u përpoqën të vizitonin faqen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ajo çaktivizon llogarinë e saj në muajt e fundit. Ajo gjithashtu e bëri këtë për pak kohë në shtator të vitit 2021 gjatë një arratisjeje me të fejuarin Sam Asghari, transmeton Klankosova.tv.
Ajo u kthye rreth një javë më vonë, duke thënë: “Nuk mund të qëndroja larg Instagramit shumë gjatë, kështu që jam kthyer tashmë”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.