Britney Spears thuhet se është duke punuar në këngë të reja pas një pushimi gjashtëvjeçar, pas publikimit të albumit të saj të fundit në vitin 2016.
Ndërsa këngëtarja 40 vjeçare “nuk po i bën presion vetes për të nxjerrë një album”, ekipi i saj ka filluar t’i vërë në pah perspektivat e muzikës së re.
“Disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar janë kontaktuar dhe pyetur nëse do të dëshironin të punonin në këngë të reja me Britney dhe të gjithë ishin të etur për t’u përfshirë”, tha një burim për The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë”, shtoi burimi.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.