Lajmet e fundit

Postim i shkruar nga Britney Spears në llogarinë e saj të Instagramit.[/caption]
“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh” pohoi këngëtarja, 40 vjeçe, në një postim të fshirë në Instagram.
“Nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston dhe unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e mërzitur! Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i hitit "Toxic" më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston "u largua" nga ajo.
Javën e kaluar, Lynne i kërkoi falje Britneyt dhe iu lut asaj që ta zhbllokonte numrin e saj të telefonit që të mund të flisnin, por një kërkesë e tillë u refuzua nga Britney.