Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë ndarë më shumë foto nga ceremonia e tyre e dasmës luksoze prej 3.5 milionë dollarësh, e cila u zhvillua në shtëpinë e familjes së aktores në Palm Beach të shtunën.
Të sapomartuarit ngarkuan një sërë imazhesh nga dita e tyre e madhe në Instagram.
Çifti shkëmbyen betime në kompleksin prej 103 milionë dollarësh të babait të Nicoles, Nelson, në Palm Beach, përpara një turme të mbushur me të famshëm.
Fustani i Nicola-s ishte stolisur me një simbol të syrit të keq dhe përfshinte një mesazh nga nëna e saj, ish-modelja Claudia Peltz. Ndërkaq dhëndri kishte veshur një smoking Dior për këtë rast.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.