Aaron Paul ka zbuluar që Bryan Cranston është kumbara i birit të tij.
I ftuar në "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon" të martën, aktori ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Lauren, janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë emërtuar Ryden.
"Ai e ka takuar foshnjen. E pyeta Bryanin në ditëlindjen e tij nëse do të bëhej kumbara i bebes sonë", ka thënë Paul për Cranstonin, me të cilin famën më të madhe e kishin marrë në serinë hit, "Breaking Bad".
"Ai është shumë i ngazëllyer, shumë i nderuar. E dua atë njeri deri në vdekje. Ai është njëri prej miqve të mi më të mirë, andaj nuk donte mend kjo [zgjedhje]".
https://www.youtube.com/watch?v=FveFmShXoRE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.