Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar të dielën në Gjakovë kampionatin e auto sllallomit.
Fitues i garës së tretë në disiplinën e auto sllallomit është Bujar Gola, anëtar i Auto Klubit HCR Gjakova me veturën e tij Peugeot 106 që deri te fitorja me të dy vozitjet arriti kohën 1:54.412 minuta, ndërsa shtegu ishte i gjatë 1.1 kilometër, përcjellë Klan Kosova.
“Gara ishte e mirë dhe çdo gjë shkoi ashtu siç ishte paraparë. Pati garues dhe vetura të përgatitura shumë mirë, prandaj nuk kam pritur se do të jem fitues edhe në plasmanin e përgjithshëm. Megjithatë, në garë hyra i qetë, pa presion, isha i kujdesshëm dhe suksesi nuk mungoi. Po ashtu edhe në plasmanin ekipor u renditëm në pozitën e parë”, ka thënë Gola pas garës.
Pozitën e dytë e zuri anëtari i Prizreni D&G, Kreshnik Mariqit, i cili me Yugon e tij u vonua për 03.851 sekonda në krahasim me fituesin.
E podiumi me anëtarin tjetër të HCR Gjakova, Besfort Hana, i cili garoi me Opel Astra dhe ishte 06.739 sekonda më i ngadalshëm se Gola.
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në javën e ardhshme me garën e disiplinës malore që do mbahet në Pousko të Prizrenit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.