Bukuritë më të mëdha të Kosovës janë përmbledhur në një mënyrë mbresëlënëse.
Videokrijuesi Fitim Sopjani, brenda një minute, ka arritur të përmbledhë të gjitha bukuritë e vendit.
Në një video që e ka publikuar në rrjetet sociale, ai thotë se pati shumë sfida.
"Këtë video e kam punuar me shumë përkushtim dhe shumë sfida, një video që ka për qëllim promovimin e Kosovës, jo vetëm në rajon, por edhe në botë", ka shkruar ai, teksa lut qytetarët që ta shpërndajnë sa më shumë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.