Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Burim Vatovci ka folur për humbjen e dy prindërve të tij.
Ai thotë se malli për babanë dhe nënën nuk i hiqet asnjëherë, transmeton Klankosova.tv.
“Kujt s’i mungon prindi. Unë për vete të gjitha i kam tash, por gjënë më të lumtur nuk e kam. Gjëja më e lumtur e jetës është familja, qetash i kam mundësitë shumë, shumë më të mira sesa kur janë kanë ata, por brenda jam i shprazët”, tha ai në emisionin “Weekend”.
“Dal, kënaqem, por nuk i kam prindërit tek shtëpia. Flas me vëllanë, i them sikur edhe një herë të kishin qenë prindërit me na pa qysh kemi arrit”, tha tutje ai.
https://www.youtube.com/watch?v=xZegBETlUDY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.