Një burrë nga Karolina e Veriut mori një dhuratë të vonuar kur shënoi një xhekpot prej 321,223 dollarësh në lotari një ditë pas ditëlindjes së tij.
Rabah Samara u tha zyrtarëve të lotarisë se bleu një biletë dhe fillimisht nuk ishte i sigurt nëse kishte fituar ndonjë gjë.
"Unë nuk vura re asgjë herën e parë që e kontrollova, por herën e dytë thashë "Oh Zot, është xhekpoti", tha Samara.
Bileta i dha atij xhekpotin progresiv prej 321 mijë e 223 dollarësh.
"Duke marrë parasysh se dje ishte ditëlindja ime, kjo është një dhuratë e mrekullueshme për mua", tha Samara".
Burri fatlum shtoi se do t’i përdorë paratë për të paguar faturat dhe për të ruajtur pjesën tjetër "për një ditë me shi".
"Tani mund të fle më mirë gjatë natës", tha Samara.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.