Një ekspert i zvarranikëve në Kaliforni të ShBA-së, i thirrur për ta larguar një gjarpër të gjetur në divanin e një banori, tha se ishte tronditur kur zbuloi se gjarpri ishte mbi dy metra i gjatë.
Alex Trejo, pronar i So-Cal Rattlesnake Removal, deklaroi se ai u thirr në një shtëpi në Chula Vista pas një raporti për një zbulim të pazakontë.
“Ky djaloshi më thërret, është goxha i furishëm dhe më thotë: 'Është një gjarpër në divanin tim'”, tha Trejo për KGTV, transmeton Klan Kosova.
Në një postim në Facebook, Trejo shtoi se ishte i tronditur kur e ngriti jastëkun e divanit dhe gjeti gjarprin e gjatë johelmues, i cili nuk është vendas në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet e ditur se gjarpri është nën kujdesin e një specialisti dhe po trajtohet për një infeksion të frymëmarrjes, ndërsa Trejo përpiqet ta gjejë pronarin e kafshës.
https://www.youtube.com/watch?v=GW56oADn4os
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.