Bashkëshorti i Jessica Alba, Cash Warren beri të ditur se ai dhe ylli i njohur, u ndanë për një kohë të shkurtër në fillim të marrëdhënies së tyre.
Ai po ashtu tha që ndarja erdhi si pasojë e xhelozisë së tepërt ndaj partnerës së tij, përcjell klankosova.tv.
Warren këto të pathëna i zbuloi në episodin e së hënës të podcast-it Whine Down With Jana Kramer, ku producenti 44 vjeç, i filmit, rrëfeu ditët e para të romancës se si ishte vërtetë xheloz ndaj djemëve që e rrethonin Jessicen.
''Thjesht nuk më bënte të ndihesha mirë'', kujtoi ai.
"Unë kam qenë gjithmonë një person mjaft i sigurt... Dhe gjëja tjetër që ju e dini, unë po shikoj lart dhe thjesht ndihem xheloz gjatë gjithë kohës'', shkruan Daily Mail, përcjell klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.