Bashkëshorti i Kelis, Mike Mora, ka humbur betejën me kancerin në moshën 37 vjeçare.
Mike ishte diagnostikuar me kancer në stomak në fazën e katërt, transmeton Klankosova.tv.
“Është e vërtetë që Mike Mora ka ndërruar jetë. Ne do t’iu kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e Kelis dhe familjes së saj”, tha Steve Satterhwaite në një deklaratë, nga ekipi menaxhues i Kelis.
Në momentin e diagnozës në shtator të 2020-ës, mjekët i dhanë 18 muaj jetë. Ai dokumentoi pjesë të betejës së tij me kancerin në Instagram.
Mike la pas gruan e tij Kelis dhe dy fëmijët e tyre, djalin Shepherd, 6 vjeç dhe vajzën Galilee, 1.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.