Një burrë i maskuar si një grua e moshuar në një karrige me rrota e njollosi me tortë xhamin që e mbulon Mona Lisën në muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, dhe u dërgua për një vlerësim psikiatrik, thanë autoritetet atje.
Ngjarja ndodhi të dielën kur burri, i cili mbante një parukë të zezë dhe buzëkuq, lyen papritur xhamin me një copë tortë.
Një dëshmitar tha në një postim në Twitter se burri "u hodh nga një karrige me rrota dhe u përpoq të thyente xhamin antiplumb të Mona Lizës" përpara se ta gjuante tortën mbi të.
Një tjetër tha se ai gjithashtu hodhi trëndafila përpara se të "kapej nga sigurimi".
Disa thanë se marifeti dukej të ishte një protestë ndaj ndryshimeve klimatike dhe 36-vjeçari bërtiti në frëngjisht për të "menduar për Tokën".
Ai u arrestua dhe u dërgua për vlerësim psikiatrik.
E pikturuar nga Leonardo Da Vinçi, Mona Lisa besohet se është krijuar midis viteve 1503 dhe 1506 dhe nga shumë njerëz konsiderohet si vepra e artit më e famshme dhe më e vizituar në botë.
Xhami antiplumb u vendos mbi pikturë, pas dy sulmeve në vitin 1956, kur ajo u spërkat me acid dhe u copëtua me një gur.
https://www.youtube.com/watch?v=PMVCVgRt3iE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.