Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, raporton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në strehimore për mbrojtje.
Rasti në hetime!
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.