Një burrë që ka luajtur në lotarinë e Miçiganit çdo ditë për vite me radhë, kapi një xhekpot prej 963,040 dollarësh - më i madhi që nga fillimi i lojës më 2004.
"Unë luaj Fantasy 5 çdo ditë", tha lojtari. "Një ditë pas tërheqjes, isha në punë dhe dëgjova se u fitua një jackpot i madh, kështu që hyra në MichiganLottery.com për të parë se ku ishte shitur bileta. Kur pashë se bileta fituese u ble në dyqanin ku unë zakonisht luaj, thirra gruan time dhe i thashë: ‘Dyqani im shiti një fitues të madh!’. Ajo më pyeti nëse isha unë, por unë nuk e kisha biletën me vete për ta kontrolluar”, deklaroi burri 56-vjeçar.
Vetëm vonë në mbrëmje ai zbuloi se bileta e tij, me numrat 04-05-08-22-38, ishte fituese e rekordit prej 963,040 dollarësh.
"Atë natë, unë dhe gruaja ime shikuam biletën së bashku, dhe atëherë kuptova se isha fituesi i madh! Nuk dija si të ndihesha në fillim sepse nuk besoja se ishte e vërtetë”, tha ai.
Fituesi i madh tha se ka në plan të blejë një automjet të ri, një shtëpi të re dhe një vilë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.