Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së, i cili fitoi çmimin prej 230,001 dollarësh nga një shorte, tha se tashmë e di se çfarë do të bëjë me gjysmën e parave: t'ia japë vëllait të tij.
Numrat e Tim Conwell,një kombinim i ditëlindjeve dhe datave të tjera të rëndësishme familjare, përputheshin me ato në shortin e 18 dhjetorit: 3-8-10-12-26.
Bileta i dha Conwellit çmimin prej 230,001 dollarësh.
“Mezi prisja që vëllai im të zgjohej që t’i tregoja”, tha fituesi.
Conwell tha se ai dhe vëllai i tij, Steve Conwell, kanë një marrëveshje të vazhdueshme për lojërat e lotarisë.
“Ne gjithmonë themi se nëse njëri prej nesh fiton, do ta ndajmë çmimin”, u tha Conwell zyrtarëve të lotarisë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.