Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e tij në Shtime.
Sipas policisë, deri te sulmi erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronë, transmeton Klankosova.tv.
Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar-vëllain e tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Shtime, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.