Busti i "Madelës së Kosovës" do të vendoset në qendër të Podujevës.
Kjo do të ndodh vitin e ardshëm, sipas kryetarit Shpejtim Bulliqi.
Ai tha se me vendosjen e këtij busti do të nderohet veprimtaria e Adem Demaçit.
"Baca Adem është shembulli më i mirë i atdhedashurisë e sakrificës për popullin e tij, ai do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ri se si luftohet dhe sakrifikohet për atdheun" - ka shkruar Bulliqi.
Adem Demaçi, vdiq më 26 korrik të vitit 2018-të në moshën 82-vjeçare.
Demaçi njihet për kontributin e tij atdhetar.
Ai ishte i burgosur për mbi 20-vjet nga regjimi jugosllav.
"Mandela i Kosovës" ishte edhe sekretar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.