Betim Januzi i njohur si Buta në një intervistë ekskluzive për Prive Klan Kosova ka folur për periudhën pas daljes nga burgu, kur u arrestua për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Ai tha të gjitha lajmet që kanë dalë kohët e fundit adresohen në albumin e tij.
Ndërkaq, lidhur me kritikat që ka marrë, Buta edhe një herë iu rikujtoi fansave se nuk gënjen në muzikën e tij.
“S’ka rrena në çdo muzikë që knoj, nuk kam rrena, nuk rrej”, tha Buta në Prive Klan Kosova.
Lidhur me këngën e fundit të publikuar, Buta tha se është i kënaqur me realizimin, duke nënvizuar se e xhiroi po atë ditë që doli nga burgu. /Klankosova.tv
Ndiqeni storjen e realizuar nga Prive Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=bnE_U9P-Pfg
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.